Disa persona në komunat veriore të Kosovës; Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok; kanë vënë postera me fotografinë e Milan Radoiçiçit.

Policia ka bërë të ditur se ata postera ishin me përmbajtje të nxitjes së përçarjes, ndaj janë marrë si provë materiale.

Raportohet se persona të panjohur, në qytetet: Leposavic, Zveçan, Zubin Potok, kanë vënë (ngjitur) postera me foton e Milan Radoiçiçit dhe me përmbajtje të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit. Posterat janë marrë si provë materiale. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.  /klankosova