Galaktikat janë pafundësisht me të mëdha sesa mendohej. Për herë të parë më anë të një instrumenti të avancuar teknologjik të montuar në teleskopin Keck në Hawaii, është arritur të matet për të parën herë mjegullnaja e gaztë që i rrethon.

Studimi mban firmën e Universitetit Teknologjik Australian Swinburne, dhe është publikuar e shpjeguar në revistën shkencore Nature Astronomy.

Gazrat që rrethojnë galaktikat, bëjnë pothuajse të pamundur vrojtimin dhe dallimin e kufijve të tyre, por kësaj here këto janë dalluar për herë të parë. Është analizuar një galaktike që ndodhet 270 mln vite dritë larg, dhe mjegulla e gaztë që e rrethon shtrihet për 100 mijë vite dritë.

Kjo është hera e parë që fotografohen këta kufij, e si evoluohen dhe sipas autorëve të studimit edhe galaktika jonë Rruga e Qumështit dhe ajo pranë nesh, Andromeda, me shumë mundësi janë duke u mbivendosur me njëra-tjetrën.

Klan News