Policia e Kosovës ndërmori një aksion duke mbyllur në veri të Kosoves nëntë objekte të Postës së Serbisë.

Objektet që sipas policisë ushtronin aktivitetet e palicensuare ishin edhe në komunat Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan ku jeton popullisa serbe në Kosovë.

Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar reagoi menjëherë duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se kështu “provokon drejtpërdrejt një konflikt të armatosur”.

Tv Klan