Burrel-Bulqizë | Operacionalja dhe Shqiponjat e Drejtorisë së Policisë Dibër zbresin në Burrel. Sipas një njoftimi për mediat, autoritetet po kryejnë kontrolle të befasishme mbështetur me inteligjencë informative, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrolle po ushtrohen në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojrave të fatit, që frekuentohen nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e mbajnë armë zjarri. Deri më tani policia raporton për disa të shoqëruar.

Kontrollet e befasishme po kryhen në gjithë qarkun nga shërbimet operacionale dhe të rendit, si dhe monitorimi i akseve rrugore nga Policia Rrugore, vijojnë, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike dhe asaj rrugore./tvklan.al