Një person është arrestuar, ndërsa 9 të tjerë janë shoqëruar nga policia mbrëmjen e kësaj të marte, në qytetin e Elbasanit. Operacioni policor është finalizuar orët e mbrëmjes së të martës. Sipas

ABC News

, të gjithë ishin persona me të shkuar kriminale, trafik dhe armëmbajtje pa leje.

Në këtë operacion mësohet se morën pjesë rreth 40 forca policie, të mbështetur edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Objekt i kontrollit kanë qenë automjete, lokale dhe persona të dyshuar.

/tvklan.al