Lewandowski: Kundërshtari luajti mirë në mbrojtje

Polonia fitoi ngushtë 1 – 0 me Shqipërinë, duke ulur presionin e grumbulluar pas humbjes 3 – 1 me Çekinë në sfidën hapëse për ta në kualifikueset e Euro 2024.

Gjithsesi ndaj kuqezinjve nuk ishte lehtë dhe këtë e pranoi kapiteni Robert Lewandowski dhe mesfushori Piotr Zielinski.

Robert Lewandowski: Shqipëria luajti shumë mirë në mbrojtje. Veç kësaj, pas ndeshjes së fundit nuk ishte e lehtë të dilje në sulm.

Piotr Zielinski: Shqiptarët në disa raste organizuan aksione, por më së shumti qëndruan në fushën e tyre. Nuk ishte e lehtë me Shqipërinë, por ia dolëm. Në këtë kohë nuk ka ekipe të dobëta.

Polonia zhvilloi një lojë me shumë ndërhyrje të parregullta, ndërsa vuajti edhe trysninë e kundërsulmeve kuqezi.

Kundërshtari i radhës i përfaqësueses polake në kualifikueset e Grupit E do të jetë Moldavia më 20 Qershor.

Tv Klan