Zyrtarët në Varshavë thonë se Kremlini po teston durimin e NATO-s duke e kërcënuar aleancën

Polonia është vendosur nën alarm pasi Rusia po mendon që të sulmoi afër kufirit të saj me Ukrainën.

Zyrtarët në Varshavë kanë bërë të ditur se NATO po provokon sulmin me predha  në bazën e Javorivit në Ukrainë më pak se 15 kilometra larg kufirit me Poloninë.

Rusia me këto veprime të fundit po teston në njëfarë mënyre durimi ndaj  NATOS-s. Ajo po përpiqet të na kërcënojë.”

Numri dy i diplomacisë polake është në të njejtën linjë me presidentin Andzhej Duda dhe është shpehur se aleanca duhet të përgatitet për një kundërpërgjigje të fortë për të frenuar Rusinë.

“Duhet të jemi të përgatitur, por edhe Rusia duhet të kuptojë dallimin që ka me NATO-n. Ne jemi aleanca më e madhe në botë me ushtrinë më të fuqishme.”

Varshava ka mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj pushtimit rus në Ukrainë si dhe ka mbështetur ndihmat e dërguara nga aleatët në ndihmë të forcave ukrainase.

Mediat perëndimore shkruajnë se nëse Rusia ndërmerr një sulm të tillë atëherë kjo mund të shkaktojë një luftë të tretë botërore.

Baza e goditur në Javoriv është e ushtrisë ukrainase dhe prej disa muajsh, atje shërbenin edhe ushtarakë të NATOs për të trajnuar trupat ukrainase.

Ndërsa Moska ka bërë të ditur se baza e goditur shërbente për grumbullimin e luftëtarëve të huaj, që shkojnë në Ukrainë për të mbështetur forcat vendase në luftë kundër Rusisë.

/Klan News