Portugalia do të përballet me Francën në çerekfinalen e Euro 2024.

Në një sfidë të luftuar në “Frankfurt Arena”, luzitanët siguruan kualifikimin kundër Sllovenisë, pas gjuajtjeve të penalltive. Heroi i portugezëve ishte portieri Diogo Kosta, që priti tri penallti radhazi.

Për luzitanët, ishte e pamundur të çahej “muri slloven”.

Në pjesën e parë, Kristiano Ronaldo kërcënoi, por nuk ishte i saktë në finalizim. Edhe 45 minutat e dyta nisën me shumë ritëm, me Portugalinë në kërkim të avantazhit.

Në të 61’, Seshko shpërdori një mundësi të mirë për t’i dhënë avantazhin Sllovenisë në një kundërsulm. Në të 89, ishte radha e CR7 të gabonte para portës së mbrojtur nga Oblak.

Koha e rregullt u mbylla pa gola. Portugalia pati shansin më të mirë në minutën e 1 shtesë të shtesës së pjesës se parë, por penalltia e CR7 u prit nga portieri slloven Oblak.

Në të 115’, Seshko pati rastin e artë për të shënuar, por Diogo Kosta ndali goditjen e tij.

Në gjuajtjen e penalltive, portieri i luzitanëve, Diogo Kosta u tregua perfekt në tri gjuajtjet e para. Ndësa portugezët, bashkë me CR7 u treguant ëskatë.

Sfida e radhës për Portugalinë do të jetë më 5 Korrik.

Klan News