Dy vëllezër janë  vënë në pranga, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës. Roland  Durbaku, 49 vjeç dhe  Ilir Durbaku, 43 vjeç, (vëllezër), të dy banues në fshatin Radokal-Pogradec, ditën e diel (29 Tetor), në lagjen nr 1 në Pogradec, kanë penguar dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, gjatë kryerjes së detyrës të tyre për kontrollin e një mjeti tip furgon me të cilin këta të fundit po udhëtonin, gjithashtu edhe gjatë shoqërimit për në Komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.

/tvklan.al