Një nga dy mjekët që janë ndër pesë personat e akuzuar për vdekjen e yllit të serialit “Friends”, Matthew Perry i është ndaluar ushtrimi i profesionit. Mark Chavez, pranoi një marrëveshje me prokurorët dhe pritet të deklarohet fajtor për furnizimin e paligjshëm të ketaminës.

“Klienti im po pranon përgjegjësinë. Ai po bën gjithçka që është në fuqinë e tij për të bashkëpunuar, për të ndihmuar në këtë situatë dhe është tepër i penduar”, tha avokati i doktorit jashtë gjykatës.

Një mjek tjetër, Salvador Placencia, akuzohet se ka blerë ketaminë nga Chavez për t’ia shitur me një çmim shumë më të lartë aktorit të ndjerë. E akuzuar është edhe Jasveen Sangha e njohur edhe si “mbretëresha e ketaminës” pasi ka shitur ketaminë dhe substanca të tjera narkotike për vite me rradhë.

Matthew Perry ndërroi jetë në moshën 54 vjeçare në tetor 2023 për shkak të efekteve të ketaminës dhe faktorëve të tjerë që e bënë atë të humbiste vetëdijen dhe të mbytej në vaskë. Kur Perry ndërroi jetë, nivelet e ketaminës në trupin e tij ishin ekuivalente me sasinë e përdorur për anestezi të përgjithshme gjatë operacionit.

Aktori kishte pranuar publikisht se kishte abuzuar për vite me substance narkotike, përfshirë edhe kohën kur luajti si Chandler Bing në serialin televiziv të viteve 1990 “Friends”.

Klan News