Në “Talk Love Story” që transmetohet në Televizionin Klan, ditën e sotme diskutohet rreth emrave dhe kandidatëve, për të cilët fronistët nuk kanë ndonjë interes për momentin.

Pas Kristit, është rrëfyer në dhomën e kuqe Xhoni ku dhe ka dhënë dy emrat e tij të parë.

Xhoni: Në fillim nga mënyra si është afruar shumë shpejt dhe shumë egër, është e para Kleona. Ka pasur një mënyrë që nuk më pëlqen si femër dhe mënyra si afrohet ajo burrit.

Kleona: Kam ardhur për burrë, jo për shok.

Eni: Ashtu i afrohesh ti burrit, aq egër?

Kleona: Nëse ajo është egër, nuk e di çfarë i bën të tjerave…

Eni: E bën dot atë përqafimin?

Kleona: Nuk e meriton tani ai. Biles tani po pendohem që e kam përqafuar sepse Kristin nuk e lashë që të më përqafonte që donte dhe lashë këtë dhe ky shihe si ma shpërblen.

Xhoni: Unë jam ndoshta ndryshe si Kristi dhe unë vajzën e dua në një mënyrë tjetër, u nxitove shpejt.

Kleona: Më bëri shumë përshtypje sepse përqafimin ma kërkoi vetë. Përqafova shtyllën, preferova shtyllën para Xhonit.

Xhoni: Atë moment kur të pyeta unë për përqafimin mendova se do të më thotë: jo, më vjen keq, s’ta jap dot.

Kleona: Më vjen keq sepse ma kërkove

Eni Shehu: Nëse të kërkon një mashkull i panjohur një përqafim, ti ia jep?

Kleona: Ishte situata. Unë dola me shumë emocione nga Kristi dhe dola përqafova shtyllën.

Xhoni: Unë ngela duke të të provokuar për të marrë vesh çfarë tipi je. Si do të marr vesh unë kush je ti?

Kleona: Po nëse se ke marrë vesh, pse më thua?!

Xhoni: Domethënë je shumë kot?

Kleona: Unë jam kot?

Xhoni: Po ku e mora vesh unë për 1 ditë kush është tipi jot?

Kleona: Pikërisht sepse nuk më more vesh mua nuk duhet të shprehesh në atë lloj mënyre.

Përveç Kleonës, Xhoni veçoi dhe një emër tjetër nga konkurrentet e “Love Story”, për të cilat nuk ka ndonjë interes të veçantë.

Fronisti zgjodhi Lilin pasi sipas atij është mendjemadhe dhe i pëlqen më shumë një vajzë e thjeshtë.

Xhoni: E dyta ka qenë Lili sepse është pak mendjemadhe, më pëlqen më shumë femra e thjeshtë në takim, por e them kur nuk iu njoh karakterin e tyre.

Liljana: Është okey sepse nuk duhet patjetër që të na pëlqejnë gjithkush, kjo është diçka krejt natyrale. Ishte e dukshme që unë kisha më shumë kimi me Kristin dhe më pak me Xhonin. Cili është problemi, apo çfarë nuk të pëlqen tek unë?

Xhoni: Unë nganjëherë nuk të kuptoj kur flet pasi flet me mendime të mëdha dhe unë nuk e kap fjalën . Nuk është diçka personale. Unë të kam parë në fillim si shoqe dhe jo mundësinë që të dashurohem me ty.

Eni Shehu: Mos duket sikur e ke përjashtuar automatikisht, nëse do të ishte një vajzë që do të tërhiqte fizikisht, por do të fliste me fjalë të mëdha, siç thua për Liljanën?

Xhoni: Dhe kjo është vajzë e bukur, por nuk më ka tërhequr, për momentin jemi në “friend zone”.

Liljana: Jemi motër e vëlla…/tvklan.al