energhiaNjë janari është dita kur shqiptarët do të paguajnë energjinë elektrike me çmimin e ri prej 9.5 lekësh për kilovat.

Në mesin e debatit politik nëse do të paguhet më shumë apo më pak me këtë çmim dhe me heqjen e fashës mbrojtëse prej 300 kilovatësh, Kryeministri Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një tabelë me përllogaritje se sa do të paguajnë disa nga kategoritë e konsumatorëve.

Duke bërë krahasim me çmimin me të cilin energjia është paguar deri sot, Kreu i Qeverisë shkruan se shqiptarët do ta paguajnë mesatarisht 10 % më pak energjinë.

Duke filluar nga familjet në nevojë, 200 kW që me çmimin e mëparshëm 7.7 lekë me Tvsh kushtonin 1848, tashmë me çmimin 9.5 dhe duke i hequr shumën 650 lekë të kompensimit të qeverisë do të kushtojnë 1630, 218 lekë më pak. Kompensimi prek 210 mijë familje. Për të njëjtën kategori 300 kW që kushtonin 2772 lekë do të kushtojnë 2770, pra 2 lekë më pak.

Sa i përket familjeve të tjera për 400 kë të shpenzuara me çmimet e reja do të paguajnë 168 lekë më shumë. 2310 kushtonin 300 kë me çmimin 7.7 lekë dhe 100 kW e tjera me çmimin 13.5 lekë plus TVSH, paguheshin 4392 lekë ndërsa me çmimin e ri prej 9.5 lekësh, 400 kë do të kushtojnë 4560.

Ndërsa për familjet që shpenzojnë 500 kW, me çmimet e vjetra tarifen për fashën 300 kW dhe çmimin për 200 të tjera të shpenzuara më parë paguhej 6012 lekë ndërsa me çmimin 9.5, 500 kW do të kushtojnë 5700 ose 312 më pak.

Në këtë postimn Kryeministri shkruan se në 8 vite të qeverisjes së djathtë në Shqipëri çmimi i energjisë u rrit me 71% për konsumatorët nën 300 kW dhe 50% për ata që shpenzonin mbi këtë fashë. Si pasojë e këtyre rritjeve shkruan Rama çmimi ishte 10.6 letë për kW.

Sipas Ramës, qeveria Berisha, brenda vitit të parë të mandatit të saj e rriti çmimin e energjisë me 56 % për konsumatorët nën 300 kilovat, nga 4.5 në 7 lekë për kilovat dhe 33 % për konsumatorët mbi 300 kilovat, nga 9 në 12 lekë.

Po kështu, shkruan Kryeministri, qeveria Berisha e rriti sërish çmimin në vitin 2010 me 10 % për konsumatorët nën 300 kilovat, nga 7 në  7.7 lekë për kilovat dhe me 13 % për konsumatorët mbi 300 kilovat, nga 12 në 13.5 lekë për kilovat.

Tv Klan