Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke folur nga Brukseli ka dënuar Vladimir Putin për “risjelljen e një lufte në Europë”.

“Ne dënojmë këtë sulm barbar dhe argumentet cinike për ta justifikuar atë. Është Presidenti Putin që po risjell luftën në Europë. Në këto orë të errëta BE qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj”, tha ajo.

Presidentja e KE njoftoi një paketë sanksionesh masive, të cilat do të propozohen më vonë në një përpjekje për të dobësuar bazën ekonomike të Rusisë dhe “kapacitetet e saj për t’u modernizuar”./tvklan.al