Ajo pritet të diskutojë me presidentin dhe kryeministrin e vendit

Presidentja e Komisionit Evropian , Ursula von der Leyen ka mbërritur në Kiev, ku do të bisedojë me liderët e Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

Për Von der Leyen kjo është vizita e saj të tretë në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. Ajo ka vënë në dukje se vendi tani është kandidat për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Do të bisedoj me Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin Denis Shmyhal se si ne mund të vazhdojmë t’i afrojmë ekonomitë dhe njerëzit tanë ndërsa Ukraina përparon drejt anëtarësimit“, shkroi ajo në një postim në twitter.

Rusia nisi luftën kundër Ukrainës më 24 Shkurt dhe pavarësisht fitoreve të hershme të Moskës, Kievi ka qëndruar më shumë sesa pritej sipas shumicës së analistëve.

Klan News