Në garë për kryeqytetin janë 7 kandidatë

Vijon ende numërimi votave për primaret e Tiranës. Procesi është duke u zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike ku janë ngritur 6 grupe numërimi.

Për këtë është ngritur një Komision i Posaçëm, numërimi ku kryetar është Ivi Kaso dhe anëtarë janë Çlirim Gjata dhe Arben Ristani.

Nga rezultatet paraprake vihet re një rivalitet mes mjekut Ilir Alimehmeti dhe deputetit Belind Këlliçi. Pas tyre vijnë Gerti Bogdani dhe Julian Deda.

Tv Klan