Publiku do të ketë mundësinë ta shohë dokumentarin vitin e ardhshëm

Princ Harry dhe Meghan Markle, janë duke filmuar një dokumentar në shtëpi, të ngjashëm me “Keeping Up With the Kardashians”.

Mediat e huaja shkruajnë se marrëveshja me Netflix besohet se ka kushtuar plot 100 milionë Dollarë. Çifti  thuhet se kanë mirëpritur kamerat në rezidencën e tyre prej 17 milionë Dollarësh në Montecito për një dokumentar të tipit reality që do të flasë për jetën e tyre. Deri më tani nuk dihet ende nëse dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet do të shfaqen në të.

Ekipet e gjigandit të transmetimit kanë filmuar gjithashtu edhe gjatë udhëtimeve të tyre në Nju Jork dhe Hagë për Lojërat Invictus Prillin e kaluar. Nuk dihet ende se çfarë do të përfshihet në dokumentar dhe se a mund të përdoret ky dokumentar nga çifti për të lëshuar sërish akuza ndaj familjes mbretërore, çka do të shkaktonte një tjetër tërmet mediatik në Buckingham Palace.

Vlen të theksohet se udhëtimi i ardhshëm i çiftit në Angli për Jubileun e Mbretëreshës ka të ngjarë të mos xhirohet pasi familja mbretërore e ka bërë të qartë se kamerat nuk do të lejohen në shumë nga ngjarjet e planifikuara.

Klan News