Këtë të enjte të 15 Shtatorit  Princi Harry i Britanisë, Duka i Sussex, mbush 38-vjeç, një javë pas vdekjes së gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeth.

Vite më parë, Princ Harry u përshkrua nga mediat si një fëmijë rebel i familjes  mbretërore.

Kur ishte adoleshent, ai pranoi se pinte kanabis dhe ishte dehur kur ishte i mitur në një bar, u përlesh me paparacët jashtë një klubi nate në Londër dhe shkaktoi zemërim në atë kohë  duke u veshur si një oficer nazist në një festë me maska.

Por ai u bë një nga princërit më të njohur me natyrën e tij  të pavarur dhe vitet e shërbimit ushtarak, si dhe martesa e tij në 2018 me aktoren amerikane Meghan Markle e cila u cilësua  si mishërimi i një monarkie të re moderne.

Megjithatë, në një goditje të madhe për institucionin, ata njoftuan në Janar 2020 se do të largoheshin nga rolet mbretërore, të pakënaqur me ndërhyrjen dhe fokusin mediatik në jetën e tyre.

Harry dhe vëllai i tij Princi William iu bashkuan anëtarëve të tjerë mbretërorë në një procesion solemn për të shoqëruar arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth në udhëtimin e fundit të monarkut të ndjerë nga Pallati Buckingham. William dhe Harry ndoqën pas fëmijët e Mbretëreshës në një skenë të trishtuar që të sjellë në kujtesë , kur ata ishin të rinj  25 vjet më parë, teksa  ndiqnin arkivolin e nënës së tyre, Princeshës  Diana, kur ajo u përcoll  në një procesion të ngjashëm nëpër Londrën qendrore.

Klan News