Emisioni Pro Business në Televizionin kombëtar Klan Plus, drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek ecuria e eksporteve Made In Albania, ecuria në kohë pandemie.

I ftuar në studio Presidenti i Shoqatës së Eksportuesve Shqiptare Alban Zusi tha se pandemia solli fenomene kontradiktore ku disa sektorë shënuan rritje dhe disa ende vuajnë pasojat, sic është sektori tekstile dhe ai i këpucëve.

Eksportet e produkteve ushqimore dhe bujqësore kanë shënuar rritje si gjatë periudhës së karantinës ashtu edhe në muajt e fundit duke dëshmuar sipas Zusit, një rritje të qëndrueshme  dhe gjenerim në tregje të reja.


Sa i përket premtimeve elektorale të partive politike Z. Alban Zusi thotë se premtohet për shumë para të hedhura por mungojnë detaje.

Si emergjente për sektorin e eksporteve shihet kapërcimi I pengesave për eksportet e produkteve blegtorale dhe reformimi i ISUV.

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!

Intervistë me Z.Alban Zusi – President Shoqata e Eksportuesve Shqiptarë