Ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Shkodrës i paraburgosuri Eduard Koka, 45 vjeç. Policia njofton se rreth orës 06:30 të mëngjesit, 45-vjeçari i ka komunikuar punonjësit të Rolit Bazë në paraburgim se kishte probleme me frymëmarrjen.

Menjëherë janë lajmëruar infermieret e turnit dhe është dërguar në Infermieri. Duke parë gjendjen e tij shëndetësore, ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ku ka mbërritur në orën 07:15.

Si pasojë e problemeve të rënduara shëndetësore, 45-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 07:45. Eduard Koka është arrestuar më 2 Prill të 2024-shit për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

45-vjeçari ka ardhur në IEVP Shkodër me datë 2 Qershor 2024 nga IEVP Lezhë dhe në kartelën e tij mjekësore nuk referohet asnjë problematikë, përveçse ka qenë përdorues i alkoolit. Eduard Koka nuk ka qenë i dënuar më parë./tvklan.al