Të paktën 25 persona janë shoqëruar nga policia për masakrën me 3 të vrarë e 1 të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, në një lokal në Memaliaj. Viktimë nga ky atentat mbeti 74-vjeçari Shyqyri Kalemi, që dyshohet të jetë dhe objektiv i këtij atentati, kamarieri Gledio Muka, 36 vjeç dhe 47-vjeçari Marsel Çela, klient i rastësishëm në lokal. Ndërsa i plagosur mbeti vëllai i 74-vjeçarit Artur Kalemi. Hakmarrja është pista kryesore mbi të cilën po heton policia.

“Prej vitesh fiset Papa dhe Kalemi kanë pasur një histori të gjatë me krime e atentate dhe policia po heton pikërisht pistën e hakmarrjes. Kjo edhe pasi objektivi kryesor ka qenë 74-vjeçari Kalemi. Më shumë se 25 persona janë shoqëruar prej ditës së djeshme, si persona që mund të kenë dijeni”, raporton gazetarja Dorina Muho.

Hetuesit po ashtu po kryejnë ekspertizat përkatëse mbi armët e gjetur në makinën që dyshohet se u përdor nga autorët. Automjeti në fjalë u gjet në flakë në Mallakastër.

Sipas gazetares Muho, autorët kanë qëlluan në breshëri, e kjo është lehtësisht e dukshme pasi gjurmët e plumbave janë kudo në pjesën ballore të lokalit. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë mundur ende të marrin dëshminë e të plagosurit, pasi ky u fundit ndonëse janë rrezikut për jetën, vijon të jetë në kujdes intensiv.

“I plagosuri nuk ka dhënë ende dëshmi, pasi gjendja e tij ka qenë e rëndë. Ai mësohet se ka marrë 3 plumba, por është jashtë rrezikut për jetën”, shprehet Muho.  

Masakra e së shtunës dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje si pjesë e sagës së krimeve të ndodhura që prej 11 Qershorit të vitit 2022, kur mbeti i vrarë në Tiranë me shpërthim të telekomanduar Aleksandër Sadikaj./tvklan.al