Burg për prokurorin e Sarandës




Burg për prokurorin e Sarandës

16:11 21/06/2021

Publikohen provat nga dosja e Sali Hasës

Prokurori i Sarandës, Sali Hasa do të qëndrojë në qeli. Gjykata e Posaçme në seancën e mbajtur këtë të hënë ka vlerësuar si të drejtë arrestimin e prokurorit që akuzohet për korrupsion pasiv dhe ka dhënë për të masën e arrestit me burg. Gjatë kësaj seancë SPAK ka ballafaquar prokurorin e arrestuar me provat, ku ndër të tjera i ka vënë përpara edhe fotot ku ai shfaqet me motrën e Emiljano Miranit, i cili po hetohej prej tij për plagosje.

Gjykata u ka komunikuar masat e sigurisë edhe për personat e tjerë, të cilët ranë në rrjetën e përgjimeve të SPAK. Togat e zeza vendosen  të lënë në fuqi masat arrest me burg të dhëna në mungesë  për oficerin e policisë gjyqësore Napolon Hodaj, arbitrin Qerim Ruçi, Julian Zerën dhe Emiljano Miranin.

Të vetmit që iu ndryshua masa e sigurisë ishte zyrtari i klubit sportiv të Përmetit Bledar Hajredini, nga arrest në burg, në arrest shtëpie.

Gjithçka nisi Gushtin e kaluar, kur u vunë në përgjime një grup trafikantësh i lëndëve narkotike. Në bazë të hetimeve prokurori i Sarandës Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa që po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.

Pas nisjes së hetimeve për prokurorin Hasa është zbuluar trukimi i ndeshjes Përmeti-Selenica, ku janë përfshirë një sërë personash të tjerë.

Tv Klan





Të ngjashme