Opozita dhe Aleanca për Mbrotjen e Teatrit kanë protestuar për të gjashtën herë para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Edhe në këtë protestë nuk munguan molotovët e hedhur në drejtim të bashkisë së Tiranës.
Pas molotovëve protestuesit hodhën drejt bashkisë mollë edhe vezë.
Ndryshe nga protestat e shkuara, protestuesit hoqën barrierën metalike, por nuk u përplasën me kordonin e policisë.
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës, tentuan disa herë të futeshin në ambientet e bashkisë, por nuk u lejuan nga efektivët e policisë.
Në përfundim të aksionit në vendin e protestës erdhën ekspertët e kriminalistikës të cilët mblodhën provat e hedhjes së molotovëve dhe sendeve të tjera.
Pas rreth dy orësh aksion para bashkisë së Tiranës, organizatorët njoftuan protestën e radhës të martën e ardhshme në orën 11:00.
Klan News