Carlos Alcaraz arriti një sukses të madh në turneun e “French Open”. Spanjolli fitoi turneun, ndësa mundi në finale gjermanin Zverev.

Spanjolli triumfoi kundër gjermanit me rezultatin 6-3 2-6 5-7 6-1 6-2, në një përballje që zgjati katër orë e 19 minuta. Alcaraz arrin suksesin e spanjollit Rafa Nadal, e të dy janë të vetmit tenistë që e fitojnë turneun e Roland Garros pa mbushur 22 vjeç.

Alcaraz në konfernencën për shtyp tha se ëndrra e tij për të fituar në turneun me dhe të kuq u realizua.

“Ishte një udhëtim i mrekullueshëm, në këto dy javët e fundit. këtë turne doja që ta fitoja që kur isha fëmijë, e kjo është një ëndërr e realizuar. Ishte sfidë e vështirë! Zverev luajti tenis shumë mirë, ai më bëri presion të madh me shërbimet e tij. Fitova setin e parë, por edhe mund ta kisha humbur. Ishte e ndërlikuar me erën dhe sipërfaqen, por ne duhet të gjejmë një mënyrë të përshtatemi!”

Spanjolli bëhet tenisti më i ri që fiton një titull grand slami në tri sipërfaqe të ndryshme.

Përveç suksesit të fundit në dhe të kuq, ai ka fituar një Grand Slam në terrenin ashpër të US Open dhe në atë me bar të Wimbledon.

Ndërsa gjermani humbi një tjetër finale Grand Slami, do t’i duhet të provojë sërish që të arrijë të bëjë të tijin një Grand Slam.

Klan News