Një efektiv i policisë mbeti i plagosur këtë të shtunë në Shkodër, gjatë protestës së zhvilluar në këtë qytet për vdekjen e Klodian Rashës. Në një njoftim për mediat, policia thotë se efektivi është dërguar në spital për mjekim.

Gjatë tubimit të paligjshëm të zhvilluar sot në orën 11:00, ku pjesëmarrësit filluan lëvizjen nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales së qytetit, para Prefekturës dhe gjatë marshimit kanë ndaluar në rrugën Willson. Pjesëmarrësit në tubim kanë dëmtuar me sende të forta godinën e një subjekti politik duke thyer e shkatërruar dritaret dhe dyert e më pas nxorrën dhe dogjën bazën materiale që ishte në brendësi të godinës.”

“Gjithashtu gjatë tubimit është gjuajtur me sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë është plagosur një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim“, thotë në njoftimin e saj Policia e Shkodrës./tvklan.al