PS kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Partia Socialiste ka thirrur sot pasdite mbledhjen e Këshillit Politik për të vijuar diskutimin për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se propozimi për mbledhjen e këshillit është bërë zyrtarisht përmes Damian Gjiknurit, ndërsa përsëriti thirrjen për opozitën jashtëparlamentare për të mos e bojkotuar këtë takim.

“Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese”, shkroi Rama.

Një ditë më parë Partia Socialiste arriti një marrëveshje me një pjesë të grupeve parlamentare për të votuar pa ndryshime në seancën e nesërme marrëveshjen e 5 Qershorit dhe për të votuar më pas në 30 Korrik ndryshimet kushtetuese.

Tv Klan