Pas një seance maratonë në Kuvend, është miratuar me 110 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim projektligji për amnistinë penale, ku përfitues do të jenë 700 persona të dënuar me burg. Sipas Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja përfituese të aministisë do të jenë edhe 42 gra e 27 të mitur.

Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë: Janë 42 gra të dënuara dhe 28 të mitur, dhe 31 gra me masë mjekësore për shkak se kanë kryer një vepër penale. Nuk është i madh numri i grave që përfitojnë nga kjo amnisti, por numri i grave që përfitojnë nga një vit në dy është shumë i madh dhe kjo do ju jap mundësinë që në Shtator të këtij viti brenda një periudhe për një kategori të veprave penale të përfitojnë dhe të lirojnë një numër i konsiderueshëm i grave dhe vajzave që aktualisht po vuajnë dënimin. Ndërsa, numri i të miturve që përfitojnë menjëherë është 11, të cilët lirohen.

Përjashtohen nga amnistia personat e dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa 400 të dënuar të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Kjo amnisti ka si qëllim edhe uljen e mbipopullimit në sistemin e burgjeve, duke krijuar njëkohësisht edhe kushte me optimale për trajtimin e pjesës tjetër që do të vazhdojnë dënimin.

Gjate seancës së kësaj të enjtje, Gazment Bardhi iu rikthye edhe njëherë akuzave ndaj vëllait të kryeministrit Rama ndërsa rikërkoi sërish intepelancën me kreun e qeverisë. Akuzave të tij iu përgjigj ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Elisa Spiropali.

Akuzat e Bardhit janë cilësuar gënjeshtra nga kryeministri dhe vëllai i tij, Olsi Rama, i cili ka paditur demokratin për shpifje.

Klan News