PS nuk heq dorë nga koalicioni me listë unike



PS nuk heq dorë nga koalicioni me listë unike

12:05 02/10/2020

Kryetarët e partive garojnë në 4 zona zgjedhore

Komisioni i Ligjeve ka miratuar nen për nen disa prej ndryshimeve të maxhorancës në kodin elektoral.

Por mbledhja e sotme është shoqëruar me debate mes disa prej përfaqësuesve të opozitës parlamentare, të cilët braktisën mbledhjen, me argumentin se nuk ishin njohur më herët me amendimet e socialistëve.

Mazhoranca propozon uljen nga 3 në 1% të pragut elektoral që duhet të arrijnë subjektet zgjedhore për të përfituar nga shpërndarja e mandateve.

Sa i përket renditjes së  kandidatëve që përfitojnë mandate, vendi  ndryshon nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjestimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, por jo më shumë se 10,000 vota.

Sipas Gjiknurit, zgjedhësi ka të drejtë të rirendisë çdo emër në listë, por që ta rrëzosh atë duhet të kalosh një prag.

Gjithashtu pjesë e ndryshimeve të miratuara është edhe një propozim i opozitës parlamentare ku kryetari i partisë garuese në zgjedhje mund të regjistrohet njëkohësisht në katër zona zgjedhore. Pas miratimit nen për nen këto ndryshime në kodin elektoral pritet të kalojnë edhe në tërësi.

Tv Klan




Të ngjashme