Është shumë e bukur periudha e njohjes me dikë, ka emocione, “flutura në stomak” e ngacmime herë pas here. Por pas ca kohësh, djali në fjalë kërkon dalje më të shpeshta dhe dërgon mesazhe gjatë gjithë kohës dhe kërkon përgjigjie të shpejta. Fiks momenti kur thotë se “ti më pëlqen shumë”.

Dhe, ndodh shpesh që ju vajza ndjeni të bëni disa hapa pas ose të “zhdukeni”. E në fakt e njëjta gjë ndodh me djemtë, kur një vajzë “fiksohet shpejt pas tyre”.

Po pse humbet interesi?

Sipas një studimi të ri, kjo ndodh sepse nuk ju pëlqen të përjetoni aq shpejt momente intimiteti.

Së dyti, kur dikush i shpreh ndjenjat troç dhe flet me fjalë të mëdha, marrëdhënia përparon drejt diçkaje më serioze. E kjo gjë e tremb shumicën.

 “Kur marrëdhënia bëhet më e ngushtë, ne bëhemi më të pambrojtur. Pra, ne mund të lëndohemi më lehtë ”, thotë një ekspert i marrëdhënieve në New York.

Pra, kur largohemi nga dikush që shpreh direkt ndjenjat ne po tentojmë të mbrojmë veten. Ka njerëz që ndihen më të sigurt kur dikush i refuzon sepse është më normale dhe më e lehtë për ta.

Kjo, sigurisht, nuk është e vetmja arsye që ne refuzojmë dikë tejet emocional. Shkaku i dytë lidhet me përshtypjen se ai apo ajo “duken të dëshpëruar”./tvklan.al