Klubi parisien është gati ta shesë ikonën braziliane te katalanasit për shumën e 50 milionë Eurove

Paris Saint-Germain ka vendosur që t’i japë një shans Barcelonës për të rikthyer në “Camp Nou” Neymar. Blaugranat mund të marrin brazilianin për shumën e 50 milionë Eurove.

Pesë vite më parë, ikona braziliane e futbollit u ble nga klubi parisien për shumën e 222 milionë eurove.

Në 144 takime, ai ka realizuar 100 gola për PSG-në.

Por Neymar ende nuk e ka fituar Ligën e Kampioneve dhe nuk shikohet më si ikona e klubit parisien. Zemrat e tifozëve i ka rrëmbyer Kylian Mbappe, e gjithashtu edhe ardhja e Lionel Messi në 2021.

Kontrata e brazilianit përfundon pas tri vitesh, por klubi francez dëshiron që të përfitojë nga shitja e tij në merkaton e kësaj vere raporton gazeta spanjolle “Sport”. Edhe vetë 30-vjeçari është gati që të largohet nga Parisi në verën e ardhshme, por vetëm nëse i lejohet që të rikthehet tek ish-klubi i tij.

Barça vazhdon të vuajë për shkak të problemeve financiare, ndërsa po përpiqet që të sjellë në “Camp Nou” sulmuesin Robert Lewandowski.

Klan News