PD: Të shkarkohet menjëherë Ardi Veliu



PD: Të shkarkohet menjëherë Ardi Veliu

17:54 29/05/2020

“Justifikoi dhunën e policisë me sajesa kriminale”

Partia Demokratike kërkoi menjëherë shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu pas skandalit me videon e nënës së 15-vjecarit të dhunuar nga policia. Ish-deputetja Oriola Pampuri thotë se largimi i kreut të policisë së shtetit duhet të jetë i menjëhershëm.

 “Ardi Veliu duhet të shkarkohet sot! Me sulmin e sajuar kundër një nëne kryefamiljare, që ka rritur e vetme 3 fëmijë, me justifikimin e dhunës policore kundër djalit të saj 15 vjeçar për shkak të prejardhjes familjare, ai është një klonim i rrezikshëm i sigurimsit dhe i hetuesit kriminel të diktaturës. Ardi Veliu është sot turpi i Policisë së Shtetit!”

Sipas demokratëve, Veliu justifikoi dhunën për të përbaltur me sajesa nënën e 15-vjeçarit.

“Ardi Veliu e bëri këtë në vendin ku duhet të ishim më të mbrojtur, në Parlamentin e Shqipërisë. Edhe sikur të mos e dinin se video që tregoi Ardi Veliu është skenë nga një shesh xhirimi i një filmi të njohur ku nëna e 15 vjeçarit ka marrë pjesë, është e neveritshme të shohësh sesi burra e gra deputete heshtin përpara një akti kaq të rëndë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”.

Demokratët kërkojnë nga kryeministri dhe ministri i brendshëm të largojnë menjëherë kreun e policisë së shtetit.

Tv Klan



Të ngjashme