Filmi me i ri sjell dyshen, Margot Robbie dhe Brad Pitt

Janë publikuar pamjet e para të filmit “Babylon”, i cili vjen me regji të Damien Chazelles dhe flet për Hollywoodin e viteve ’20.

Me një kastë aktorësh yje, si Margot Robbie, Brad Pitt, Jean Smart, Diego Calva, Tobey Maguire dhe Olivia Wilde, filmi rrëfen historinë e një gruaje e cila ëndërron të bëhet aktore, dhe bën të pamundurën ta arrijë famën në industri.

“Babylon” është një tregim i ambicies së pamasë, të tepruar dhe të egër, që i ekranizon ngritjet dhe rëniet e personazheve të shumtë, gjatë një epoke dekadente dhe shthurjeje të shfrenuar.

Me këtë projekt aktori Tobey Maguire, i njohur për portretizimin e superheroit Spiderman, shënon paraqitjen e dytë në ekran në tetë vitet e fundit.

“Babylon” do të shfaqet  në kinematë e Amerikës më 25 Dhjetor, ndërsa në Britani lancohet nga Janari i vitit 2023.

Klan News