Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 9 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 9 Gusht 2024

“La repubblica”: Sazani,xhevahiri i dëshiruar.  Trump do ta shndërrojë në strehë për milionerët

Projekti i Jared Kushner, dhëndrit të Donald Tramp në ishullin e Sazanit tërheq edhe vëmendjen e mediave italiane.

Prestigjiozja “La Republika” thotë se Tramp do ta kthejë ishullin e shkretë në një strehë luksoze për milionerët.

Merr flakë autoboti i një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranë, lëndohen 2 punonjësit

Një zjarr ka shpërthyer në një pikë karburanti ne momentin e shkarkimit te një autoboti mesditën e se premtes në autostradën Tiranë-Durrës. Te plagosur mbeten dy punonjës, te cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut per jeten. Shuarja në kohe e flakëve shmangu tragjedinë.

2024 mund të jetë viti më i nxehtë në histori. Agjencia e BE: Mesatarja u rrit me 0.76 gradë

2024 mund të jetë viti më i nxehtë në historinë e botës, sipas agjencisë “Kopernikus” të Bashkimit Europian. Mesatarja e temperaturave globale gjatë 12 muajve të fundit është rritur me 0.76 gradë duke shkaktuar mjaft probleme.

Vrasja e 82-vjeçarit në azil, arrestohen 2 infermieret. Policia: Tentuan ta fshehin duke mos e raportuar

Zbardhet dëshmia e autorit te vrasjes se 82-vjeçarit ne Azilin e pleqve. Ai ka deklaruar se e goditi disa here me bastun dhe me karrige pasi nuk iu përgjigj se pse po bërtiste. Ndersa dy infermieret e arrestuara per mos kallëzim krimi kane deklaruar se Shehi dhe Vesho flinin ne dhoma te ndara.

Hapja e urës së Ibrit, Franca kundër Kurtit: Veprim i njëanshëm, po rrezikoni integrimin në BE

Franca del kundër qeverisë Kurti për hapjen e Urës se ibrit. Ministrja e Jashtme e Frances denon ashper kete akt duke e cilesuar si të njëanshëm, duke theksuar se po rrezikohet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, por mbi te gjitha edhe integrimi evropian i Kosovës.

/tvklan.al