Një 36-vjeçar në Dibër është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Uniformat blu kishin marrë informacion se 36-vjeçari Elvis Tola mbante në banesë armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pushkë, armë gjahu dhe një gjerdan me fishekë, të cilat u sekuestruan.

Përveç arrestimit të djalit, policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe babain e tij 67-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprime të mëtejshme. /tvklan.al