Kremlini ka furnizuar 8% më shumë me gaz blerësit evropianë
Rusia, një nga furnizuesit më të mëdhenj të gazit natyror në Evropë, është akuzuar për ndalimin e qëllimshëm të furnizimeve.
Por presidenti rus deklaroi se Rusia tashmë ka rritur furnizimin me gaz dhe është e gatshme të furnizojë më shumë, ndërsa Evropa po përballet me një krizë energjetike.
Putin theksoi se furnizimet ruse të gazit në Evropë në nëntë muajt e parë të vitit u rritën me 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke shtuar se ata mund të vendosin një rekord të ri këtë vit.
Udhëheqësi rus gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e Ukrainës se Moska po përpiqej të ndërpriste furnizimet e dërguara përmes territorit ukrainas në pritje të funksionimit të tubacionit Nord Stream 2.
“Rusia ka furnizuar 8% më shumë gaz përmes Ukrainës sesa ishte parashikuar nga kontrata ekzistuese e tranzitit,” ka thënë Putin.
Çmimet e larta të gazit në Evropë ranë të enjten, një ditë pasi presidenti rus tha se vendi i tij mund të shesë më shumë gaz tek blerësit evropianë.
Por teksa ai ndodhej ditën e mërkurë në forumin “Russian Energy Week” Putin nuk u ka shpëtuar dot pyetjeve thumbuese të gazetares të CNBC Hadley Gamble.
Ai i tha gazetares me eksperiencë në fushën e biznesit që është shumë e bukur për të kuptuar argumentet e tij komplekse.
“Një grua e bukur. Unë i them asaj një gjë, dhe ajo më thotë një gjë komplet tjetër”, tha Putin duke iu drejtuar anëtarëve në panel.
Klan News