Dua Lipa po i kalon pushimet në Shqipëri, por duket se nuk i ka shpëtuar dot pyetjes klasike gjatë qëndrimit të saj.

Në një seri fotosh e videosh të postuara në rrjetet sociale, Dua shkruan “a më mirë këtu a atje?” Postimi është tejmbushur nga komentet dhe reagimet e ndjekësve, përfshi edhe personazhet e njohur që kanë vlerësuar këngëtaren për dashurinë që tregon ndaj Shqipërisë.

Ndërkaq, në një video të postimit, Dua shfaqet duke kënduar së bashku me miqtë e të afërmit e saj një prej hiteve më të njohura nga Mc Kresha e Lyrical Son, “Semafori”. Komentuesve nuk u ka shpëtuar ky detaj dhe i kanë kërkuar të bëjë edhe një këngë në shqip.

Aktualisht, Dua po shijon suksesin e këngës së saj për filmin “Barbie”, “Dance The Night”, e cila ka 59 milionë klikime në Youtube./tvklan.al