Tentojnë t’i marrin pistoletën, plagoset me armë efektivi i policisë



Tentojnë t’i marrin pistoletën, plagoset me armë efektivi i policisë

21:00 14/04/2021

Një punonjës policie ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit. Sipas informacioneve paraprake, incidenti ndodhi pas një konflikti mes disa personave.

Nga burime policore bëhet me dije se punonjësi i policisë ndërhyri për të ndarë sherrin, por mbeti i plagosur me armë në këmbë. Ai u qëllua me pistoletën e tij, pasi personat e përfshirë në konflikt tentuan t’i merrnin armën dhe kjo e fundit bëri shkrepje të pavullnetshme.

Ndërkohë, polici i plagosur është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacionit nga Policia e Beratit, në konflikt u përfshinë vëllezërit Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini 40 vjeç me një person tjetër me iniciale A.M dhe bashkëshorten e tij O.M.

Pas sinjalizimit për këtë konflikt, në lagjen “Dëshmorët e Kombit” shkuan patrullat policore. Aty efektivët u përballën me 3 vëllezërit Marini të cilët goditën unifomrat blu dhe tentuan t’i merrnin armën policit J.Xh. Në këtë moment u shkrep edhe arma duke bërë qitje të pavullnetshme me puqitje. Të gjithë personat e përfshirë në sherr janë shoqëruar në polici. Sipas informacioneve policore, bëhet me dije se 3 vëllezërit janë persona të skeduar për përdorim të lëndëve narkotike. /tvklan.al







Të ngjashme