Në emisionin “Opinion” ishte i ftuar ish-kryeministri, sot deputet i partisë socialiste, Pandeli Majko. Majko ka qenë i përfshirë në debatin e stimuluar nga greva e urisë e të përndjekurve politikë, e cila u mbyll sot mbas 31 ditësh. Njëkohësisht i përfshirë edhe në debatet politike për të ardhmen politike të partisë socialiste.

I pyetur fillimisht nga drejtuesi  i emisionit, Blendi Fevziu për arsyen e impenjimit të madh në grevën e zhvilluar, Majko u përgjigj: U impenjova sepse kështu e ndjeva se duhet të bëja. Mbase kjo është shumë e përgjithshme për t’u thënë dhe në perceptimin e atyre që i shikojnë politikanët thjesht si kafshë politike, që gjithçka e bëjnë në mënyrë shumë të llogaritur mund të mos jetë shumë e besueshme. Por fakti është që herën e parë kam vajtur me Edi Ramën, vendosëm të shkonim po kamera, thjesht në kuptimin më njerëzor të fjalës, të zbritnim të vizitonim çadrën./tvklan.al