Pompei i lashtë ka një kujdestar të ri, SPOT, një qen robot me katër këmbë që do të inspektojë rrugët dhe tunelet e qytetit antik italian për të identifikuar çështjet strukturore.

Roboti, i projektuar nga firma amerikane Boston Dynamics, do të patrullojë Pompein gjatë natës për të inspektuar hapësirat më të vogla dhe për të mbledhur të dhëna për planifikimin e ndërhyrjeve për të rregulluar çështjet e sigurisë dhe strukturore.

I pajisur me një kamerë 360 gradë, SPOT do të mbrojë gjithashtu rrugët e qytetit antik nga gjuetarët e paligjshëm të relikeve që shkaktojnë probleme strukturore në rrënoja duke gërmuar tunele.

Pompei do të ketë gjithashtu syrin e vet në qiell, një skaner lazer fluturues i aftë për të kryer në mënyrë autonome skanime 3D të rrënojave, duke ndihmuar SPOT të kryejë detyrat e tij.

Klan News