Të gjithë e dimë se qentë kanë një shqisë të fuqishme nuhatje. Përmes nuhatjes ata mund  ‘zbulojnë’ botën, dallojnë personat e prekur nga diabeti, kanceri, COVID-19 etj. Megjithatë studiuesit u habitën kur panë shtrirjen e madhe të shqisës së të nuhaturit brenda trurit të tyre.

Një ekip studiuesish realizoi skanimin me MRI në disa qenë të ndryshëm dhe krijoi hartën në atë pjesë të trurit që merret me nuhatjen dhe po ashtu zonën e përpunimit vizual, duke hedhur dritë të re mbi mënyrën se si qentë e shohin dhe e kuptojnë botën.

Nga  studimi i kryer u zbulua një rrugë e gjerë që lidhet me lobin okupital, por edhe me sistemin lambik, i cili përfshin pjesë të trurit që dikton sjelljen dhe emocionin.

Këto zbulime të publikuara në “Journal of Neuroscience”  tregojnë se shqisa e të parit dhe e të nuhaturit te qetë janë të lidhura në një mënyrë të tillë, që ata mund të përdorin nuhatjen për të zbuluar se ku janë gjërat.

Dr. Johnson ka shpjeguar për “Sky News” se ndryshe nga njerëzit të cilët kur futen në një dhomë përdorin shqisën tyre të të parit për të përcaktuar personat që janë në dhomë, apo mënyrën se si janë vendosur mobiljet, qentë përdorin shqisën e të nuhaturit dhe e zbulojnë mjedisin përmes hundës së tyre.

Ajo ka shtuar se në klinikë shpesh i shkojnë qenë të verbër dhe sado e pabesueshme të duket  ata veprojnë normalisht, orientohen shumë mirë me mjedisin dhe nuk përplasen me gjërat.

Gjatë studimit të kryer, ekipi i kërkuesve gjeti gjithashtu lidhje kur truri i qenit përpunon kujtesën dhe emocionet, të cilat janë të ngjashme me njerëzit./tvklan.al