500 g cavatelli (makarona me formë)
1 karrotë
1 qepë
700 ml salcë domateje
1 gotë verë Vinchef
250 g sallam pikant
1 lugë piper
vaj ulliri
kripë
pak sheqer
Përgatitja:
Fillimisht presim qepën dhe karrotën dhe i skuqim bashkë derisa qepa të ketë marrë ngjyrë të artë, ndërkohë i shtojmë pak pipër.
Ndërkohë, pastrojmë sallamin nga lëkura dhe e presim me copa të mëdha.
E bashkojmë sallamin e prerë me qepën dhe e lemë të skuqet për pak minuta.
Në fund i shtojmë verën.
Shtojmë salcën e domates dhe e rregullojmë me kripë, shtojmë sheqerin, i përziejmë mirë e mirë dhe e lemë të piqet me zjarr të ulët për rreth 30-40 minuta.
Ndërkohë ziejmë makaronat duke u kujdesur që të jenë pak “al dente”.
I bashkojmë me salcën dhe lart i hedhim djathë parmigiano.
tvklan.al/e.k