Për periudhën gjatë festave të fundvitit masat antiCovid nuk do të ndryshojnë. Përjashtim do të ketë nata e ndërrimit të viteve ku do të ndryshojë vetëm ora policore.

 “Ora policore do të jetë e njëjtë me përja Ora policore do të vazhdojë të mbetet e njëjtë pra 23:00 me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve”, u shpreh Rakacolli.

Rakacolli shpjegoi se kjo liri ka të bëjë vetëm me lëvizjen, dhe jo me organizimin e aktiviteteve. Që do të thotë se qytetarët do të mund të festojnë me familjet e tyre dhe të lëvizin lirisht, por jo të mblidhen në bare e restorante.

“Ora policore nuk ka lidhje me organizimin e aktiviteteve, pra ora policore ka lidhje me lejimin e lëvizshmërisë së njerëzve përgjatë të gjithë asaj nate, duke menduar që njerëzit do të duan të jenë së bashku në familjet edhe të vogla, fëmijët do të duan të shkojnë të takojnë prindërit dhe mund ta presin vitin e ri së bashku.”

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi ditën e sotme se niveli i masave që janë deri më tani është i përshtatshëm për të kontrolluar situatën epidemiologjike.

“Të nderuar qytetarë analiza sugjeron që niveli i masave është i përshtatshëm për ta kontrolluar këtë situatë. Pra për momentin do të mbeten në fuqi masat që kemi”, tha Rakacolli./tvklan.al