Në punën e tij si stilist flokësh, Xhimi Beqiri has edhe politikanë. Duke qenë se vetë pamja e tij bie menjëherë në sy, syri detajist ndaj të tjerëve nuk i mungon. Biseda në “Shije Shtëpie” në Tv Klan për mjekrën te burrat dhe dimensionin që i jep ajo pamjes, u ndal edhe te figurat politike. Xhimi vlerësoi kryeministrin Rama për vëmendjen që tregon ndaj stilit të tij i cili tashmë e personifikon.

Xhimi Beqiri: Edhe Rama, qoftë në veshje që vishet super bukur, edhe në stilin, pse bën veçantinë ndër ministrat e tjerë? Se është ai, është unik, ka krijuar stil jo standard, brisku, kollarja. Kollare vënë të gjithë, futu në atë paketën, në atë ‘copy paste’ , futesh te ajo fotoja kornizë, të gjithëve po t’u vësh veshin, përveç Ramës, janë njësoj./tvklan.al