Në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka inauguruar Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë së bashku me Kryeministrin Edi Rama.

Për Xhaminë e Namazgjasë, Presidenti Erdogan tha se është një dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri.

“Kjo vepër e shquar, xhamia më e madhe në Ballkan, do të jetë një vend adhurimi ku do të lulëzojë ndjenja e paqes dhe unitetit, vlerat supreme të Islamit. Me këto mendime dua të falenderoj të gjithë miqtë shqiptarë, veçanërisht kryeministrin Rama, për mikpritjen e sinqertë”, u shpreh Presidenti i Turqisë, Erdogan.

Gjatë inaugurimit të saj, Gazment Bilal Teqja, myftiu i Tiranës u prezantua si imami drejtues i Xhamisë së Namagjasë.

Punimet për objektin e ri të kultit me një sipërfaqe prej 6 mijë metra katrorë nisën në vitin 2015, një investim i Komunitetit Mysliman të Turqisë në vlerën e 30 milionë Eurove./tvklan.al