Rama e Meta heshtin për skandalin e 1.2 mln dollarë, PD: Qeveria po penalizon mijëra studentë



Rama e Meta heshtin për skandalin e 1.2 mln dollarë, PD: Qeveria po penalizon mijëra studentë

16:16 14/12/2014 PD3Partia Demokratike ka vijuar dhe sot akuzat në lidhje me një tender 1.2 milionë dollarësh që sipas saj një drejtor i Ministrisë së Mjedisit e ka tenderuar për babain e tij, administrator të firmës Alb – Garden.

Sipas selisë blu, që nuk e bën publik emrin e drejtorit që vë nën akuzë,  Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta po e mbulojnë korrupsionin skandaloz me sulme qesharake ndaj opozitës.

Ndaj kësaj akuze reagoi sot Ministria e Mjedisit, duke sqaruar se firma Alb - Garden nuk ka fituar asnjë nga tenderat e organizuar nga Ministria e Mjedisit si autoritet kontraktor.

Demokratët e akuzuan Kryeministrin edhe për një tjetër çështje.

Sipas tyre, ai po përjashton nga e Drejta Kushtetuese për Arsimin e Lartë 40 % të studentëve.

Partia Demokratike thotë se rritja e tarifave financiare është një tjetër akt armiqësor ndaj studentëve dhe favorizim i klientelës private.

Ky vendim i Ramës sipas saj, është në dëm të interesave të mijëra studentëve e familjeve të tyre.

Tv Klan


Të ngjashme