Rama: Vaksina kundër Covid-19 do të jetë falas

Duke nisur nga viti i ardhshëm qeveria do të ketë gati paketën e tretë që i vjen në ndihmë dy kategorive, familjeve në nevojë dhe të prekurve me Covid-19. 

“Kemi gati edhe një paketë tjetër, e cila do të dalë shumë shpejt qoftë për të mbështetur të sëmurët për barnat esenciale, qoftë për të mbështetur familjet në ndihmë ekonomike”, tha Kryeministri Rama.

Në krah të dy ministrave, asaj të Shëndetësisë dhe atij të Rindërtimit, Rama tha se buxheti i vitit të ardhshëm parashikon fond të posaçëm për blerjen e vaksinës. Por a do të jetë falas kjo vaksinë për shqiptarët?

“Po. 1.2 miliardë të tjera, 12 milionë Dollarë për kapacitetin laboratorik në Institutin e Shëndetit Publik dhe 1.4 miliardë për financimin e vaksinës përmes aleancës Covax”.

Rama hodhi poshtë çdo akuzë që sipas tij i lidh tentativat e vetëvrasjes me mungesën e shërbimit nga bluzat e bardha në spitalet covid, duke sjellë shembuj të ngjashëm të shënuar edhe në vende perëndimore.

“Është rritur numri i vetëvrasjeve që lidhen me Covidin dhe ka qenë nëpër lajme në të gjithë botën vetëvrasja e mjekut të famshëm të klubit të futbollit Reims. 4 persona në Gjermani, në Arabinë Saudite, në Britaninë e Madhe kanë kryer vetëvrasje si pasojë e ankthit dhe frikës së përjetuar nga infektimi me Covid”.

Kundërpërgjigje i ktheu edhe Presidentit Ilir Meta dhe kreut të opozitës që e akuzojnë për mungesë plani në menaxhimin e situatës dhe rënie në kolaps të shëndetësisë.

“Pse nuk e ndalon Amerika zinxhirin e infeksionit me formulën e Lulzim derdimenit edhe me psallmet e Ilir kushit, pse? Është një lehaqenie që përbën padyshim krim, një çet karagjozësh, vjedhje vjedhje, PPP dhe e gjithë politika e tyre është një PPP me një O të madhe me një Rr të fortë më një dh që vazhdon dhe me një ë në fund. Ka mësuar dhe një gjë Likja s’ka plan, Likja që të vetmin plan që ka sit ë ndajë dëshmorët në mjeshtra pune, në mjeshtra sporti dhe në ustallarë votash”.

Sipas ministres së Shëndetësisë, 30% e kapaciteteve në spitalet Covid janë të lira dhe se pjesë e flotës anti-covid do jenë edhe 36 ambulanca.

Tv Klan