Ndërtohen edhe 29 objekte të institucioneve arsimore

Shpesh Kryeministri i referohet Kamzës si simboli i kaosit urban, për shkak të ndërtimeve të panumërta pa leje dhe mungesës së urbanizimit. Por në përfundim të projektit të rilindjes urbane në këtë bashki pak kilometra larg kryeqytetit, Rama u shfaq i kënaqur me rezultatet.

Kryebashkiaku Suli dhe kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit jo pa mburrje kujdesen t’i tregojnë Kryeministrit se falë këtij investimi për rivitalizimin, është shtuar vlera e apartamenteve.

Kamza ishte një nga bashkitë që u godit më rëndë nga tërmeti i 2019, dhe si pjesë e projektit të rindërtimit janë ndërtuar 29 institucione të reja arsimore.

Tv Klan