Të hënën administrata do të vazhdojë të jetë pushim. Kryeministri Edi Rama gjatë një videomesazhi në Facebook, u shpreh se do të vazhdojë puna edhe e kompanive që garantojnë hallkat jetike të ekonomisë së vendit

“Nesër administrata është pushim. Do ishte sidoqoftë pushim meqë e Dita e Verës ra të shtunën dhe kështu vetëburgosja vazhdon. Do të vazhdojë edhe për të gjithë ata që nuk janë pjesë e shërbimeve dhe detyrave esenciale. Të tjerët do të jenë në punë normalisht siç do të jenë në punë të gjitha kompanitë që garantojnë hallkat jetike të zinxhirit ekonomik të vendit”.

Kreu i qeverisë përcolli për qytetarët lajmin se thirrjes së ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu për të shërbyer vullnetarisht i janë përgjigjur mbi 1 mijë bluza të bardha

“Lajmi i bukur fare është se thirrjes së Ogertës dhe dekani t të Fakultetit të Mjekësisë për të shërbyer vullnetarisht i janë për përgjigjur deri tani 497 mjekë dhe 617 infermierë. Një gatishmëri njerëzore dhe profesionale që në këtë kohë të errët për vendin të rrëqeth mishin”.

E përsëris për të gjithë mjekët dhe infermierët, paga e marsit do të jepet me një bonus prej 1 mijë eurosh që do të vazhdojë deri në përfundimin e luftës. Ky bonus do u jepet gjithë vullnetarëve që do të thirren në front”.

Kreu i qeverisë u shpreh sërish se  java që vjen do të vijë me numra të rritur sa i përket rasteve me koronavirus.

“Duhet të jemi të përgatitur që tio presim rezultatet e testeve dhe ratset e vështira të cilat do të shtohen, pa asnjë panik”./tvklan.al