Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në vilën qeveritare në Dajt. Kreu i qeverisë vijon me traditën e përvitshme për një takim informal përpara nisjes së sezonit politik të vjeshtës.

Pjesë e mbledhjes do të jenë edhe drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, por edhe drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme të varësisë.

Në fokus të diskutimeve do të jenë prioritetet e qeverisjes. Megjithatë nuk do të lihet pa folur edhe për organizimin e PS-së për zgjedhjet parlamentare të pranverës, ku socialistët duan të marrin mandatin e katërt qeverisës./tvklan.al