Rama: Në fundjavë nis vaksinimi i operatorëve turistikë



Rama: Në fundjavë nis vaksinimi i operatorëve turistikë

12:46 15/04/2021

Shqipëria do të vaksinojë edhe operatorët turistikë duke nisur nga kjo fundjavë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama.

“Sot kalojmë mbi 300,000 vaksinime të kryera dhe në fundjavë nisim vaksinimin e operatorëve turistikë”, shkruante kryeministri bashkangjitur pamjeve ku ai shkoi në një qendër vaksinimi në Kamëz.

Rama shoqërohej nga ministrja Ogerta Manastirliu. Ajo u shpreh se ditën e shtunë nëpërmjet sistemit Covax do të vijnë 40 mijë doza vaksine AstraZeneca.

Manastirliu u shpreh ndër të tjera se deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës mbi 200 mijë të moshuar. /tvklan.al







Të ngjashme