Këtë të martë është zhvilluar dita e dytë e samitit të “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u mblodhën në Pallatin e Brigadave në Tiranë, bashkë me delegacionet e tyre. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në samitin vijues duan që të jetë dhe Italia, Greqia dhe Hungaria.

Rama: Ka një prirje nga ata njerëz që nuk duan që ta ndjekin këtë nismë, apo që nuk duan që kjo nismë të ketë sukses kur thonë se kjo është alternativë ndaj BE apo kur thonë se kjo është të kthehesh në të shkuarën dhe të rikrijosh Jugosllavinë.

“Ballkani i Hapur” nuk ka të bëjë fare me Jugosllavinë. Do të thoja këtë: Ne kemi vendosur sot të ftojmë në 6 muajt në vijim, sepse na duhet të përgatitemi mirë, ndërkohë që samitin e ardhshëm do adresojmë heqjen e barrierave tarifore, në samitin vijues duam të kemi Italinë, Greqinë dhe Hungarinë sa për ta nisur së bashku me ne në samitin e “Ballkanit të Hapur” sepse kemi kuptuar se për njerëzit tanë nuk mjafton që të kenë tregti të lirë plotësisht si ata në BE, por ata kanë nevojë edhe të kenë më pak pengesa kur mbërrijnë në BE. Do të nisemi të komunikojmë me vendet e BE dhe të përpiqemi që ta bëjmë procesin bashkë në kuadër të nismës së “Ballkanit të Hapur”. Kjo është mënyra si ndihmon “Ballkani i Hapur”./tvklan.al